Një grup i aktivistëve për ndryshimet klimatike të cilët tentuan që të prishin një shfaqje suedeze të vallëzimit, u befasuan kur një operator i kranit të kamerave veproi shpejtë për t’i larguar ata nga skena, me incidentin epik i cili u kap në një video.
Është e kuptueshme që pasioni mbi apokalipsin e përfolur të motit mund të rritet tek rinia në Suedi, e cila është shtëpia e lideres së kultit të klimës, Greta Thunberg, dhe grupi në fjalë u përpoq të bënte përshtypje gjatë finales së “Let’s Dance” në TV4 teksa u futen në pistën e vallëzimit me pankarta dhe një lloj substance të cilën njëri prej tyre po e flakte në ajër.
Pengimi i vallëzimit të garueses Charlotte Kalla u ndal nga veprimi i operatorit të kranit i cili e “goditi” njërin nga aktivistët duke e rrëzuar atë në tokë, teksa pjesëtarët e tjerë u larguan gjithashtu, teksa performanca nuk u ndal aspak, raporton BPR, përcjell Telegrafi.
Crazy climate change protesters tried to crash a Swedish dance show and the camera guy swung the crane into them! pic.twitter.com/49GQZoXGFL
— Jack Poso 🇺🇸 (@JackPosobiec) May 29, 2023
Pamjet e momentit të paraqitjes së aktivistëve u postuan në Twitter nga gazetari konservator Jack Posobiec.
“Kur vije puna tek gjeneratat e reja, ne duhet ta bëjmë detyrën tonë morale”, deklaroi Tina Kronberg Berggrem, një nga aktivistet e cila u fut në skenë, e që i përket grupit Restore Wetlands.
Expressen, një medie suedeze raportoi se tre persona u ndaluan nga policia, dhe se ata janë të dyshuar për akte vandale. /Telegrafi/