Site icon Telegrafi

Aksident zinxhiror në Kinë, përfshihen 200 vetura – humb jetën një person

Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti zinxhiror në një autostradë, ku u përfshinë rreth 200 vetura në qytetin kinez Zhengzhou.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin veturat, furgonët e kamionët të përplasur njëri pas tjetrit në autostradë, si rezultat i mjegullës së dendur.

Sipas policisë kineze, aksidenti ndodhi si pasojë e dukshmërisë së dobët dhe mjegullës së madhe, transmeton Telegrafi.

“Të mërkurën në mëngjes, pati një akumulim të papritur të mjegullës në urën e lumit të verdhë në Zhengzhou, duke shkaktuar një aksident trafiku duke përfshirë shumë automjete”, thanë autoritetet, duke shtuar se një person mbeti i vdekur.

Shumë nga të lënduarit kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre, dhe departamenti i zjarrfikësve dërgoi 11 kamionë zjarrfikës dhe 66 zjarrfikës për të ndihmuar.

https://twitter.com/Byron_Wan/status/1607956804545425409?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1607956804545425409%7Ctwgr%5E93abaf8e5dce2fa14c28144ae4346db3f7df7f6f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fvideo-lancani-sudar-200-vozila-u-kini-poginula-jedna-osoba%2F2424588.aspx

“Kjo është e tmerrshme. Ka shumë njerëz këtu, nuk mendoj se mund të zbresim nga ura”, dëgjohet të thotë një person në një regjistrim. /Telegrafi/

Exit mobile version