Diego Perotti ishte i lënduar dhe nuk pritej të luante ndeshjen e sontme ndaj Spalit.
Sulmuesi argjentinas nuk ishte grumbulluar fare nga Eusebio Di Francesco pasi kishte probleme me muskujt dhe u pushua.
Por anësori i Romës, u nis për të shkuar në qendrën stërvitore të Romës dhe ka pësuar aksident me makinën e tij.
Për fat të mirë, reprezentuesi i Argjentinës ka shpëtuar lehtë pa lëndime.
Vetura e tij e tipit ‘Porsche’ ka pësuar shumë dëmtime veçanërisht në pjesën e përparme, pas përplasjes zinxhir të një sërë makinash.
Pasi ka dalë nga makina futbollisti është nisur drejt qendrës së stërvitjes, ndërsa ka njoftuar se nuk ka asnjë problem.
Tifozët e kanë dalluar dhe kanë nisur edhe fotot e para në rrjetet sociale, ndërsa kanë qenë të shqetësuar për gjendjen e tij. /Telegrafi/