Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten në rrugën Prizren-Suharekë ku si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave rreth orës 17:00, saktësisht në rrugën për në fshatin Shpenadi.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 17:06, Policia e Kosovës ka marrë informacion se ka ndodhur një aksident në rrugën për në fshatin Shpenadi. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve. Perveç dëmeve materiale, dy persona kanë mbetur të lënduar. Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tyre, ata janë duke u trajtuar në Emergjencë”, tha Osmanollaj. /Telegrafi/