Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale “Prishtinë-Pejë”, konkretisht në fshatin Llapushnik.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës.
“Ju informojmë se me datë 21.12.2022 në orët e mëngjesit në rrugën nacionale ‘Prishtinë – Pejë’, në fshatin Llapushnik ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me tabela vendore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Tutje, policia bën të ditur se rasti është duke u trajtuar nga Njësia për Kontrollin e Autostradave. /Telegrafi/