Site icon Telegrafi

Aksident në rrugën Librazhd-Prrenjas, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas në afërsi të fshatit Qukës pasditen e së hënës.

Paraprakisht dyshohet se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tjetër.

Bëhet e ditur se si pasoje e aksidentit janë dy të lënduar në spitalin e Librazhdit në gjendje të renduar. Një prej tyre po transportohet me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore të specializuar.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende. /Telegrafi/

Exit mobile version