Telegrafi

Aksident në mes katër veturave në Shkup

Katër vetura janë përplasur paraditen e sotme në afërsi të stacionit hekurudhor në qendër të Shkupit. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme.

“Sot në mëngjes në orën tetë në kryqëzimin e bulevardit “Koço Racin” me bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” është raportuar për një aksident trafiku në mes të katër veturave.

Aktualisht po kryhen hetime, nuk raportohet për persona të lënduar”, sqarojnë nga MPB.