Ajra Alija është e ftuara e radhës në emisionin TMkids.
Ajo për në shpalosi botën e saj plot ëndrra, dëshira dhe synime.
Ajra ishte një nxënëse shembullore e cila lëndë të preferuar kishte gjuhën shqipe, madje mësimdhënien e shihte si profesion për të ardhmen e saj.
Përveç përkushtimit në shkollim, Ajra kishte pasion të vishet bukur dhe këndimin, ndaj në emision ajo këndoi një këngë për nënën.
Pothuajse si të gjithë moshatarët e saj, Ajra kalonte kohë edhe në rrjete sociale, kryesisht në TikTok duke shikuar video interesante.
Ajo pëlqente edhe shëtitjet jashtë shteti, teksa top tre vendet e preferuara të saj ishin Gjermania, Egjipti dhe Dubai.
Detaje interesante nga bota e saj fëmijërore Ajra i ndau me ne, ndaj tregimin e saj të plotë mund ta ndiqni në linkun e poshtë vendosur.