Për të nuk ekziston një ‘gardërobë e papërshtatshme’ dhe dëshiron t’u thotë të gjitha femrave se mosha është vetëm një numër.
Sipërmarrësja, shkrimtarja dhe ylli i televiziv, Martha Stewart, është 82 vjeçare dhe kundërshton vazhdimisht pretendimet se duhet të duket dhe të vishet për moshën e saj.
Për të veshja tradicionale nuk ekziston, sepse e mban moshën me krenari dhe për të mosha është vetëm një numër. Dhe ajo vet është dëshmia e vërtetë e kësaj mendjemadhësie.
Martha u bë modelja më e vjetër në kopertinën e Swimsuit Issue të revistës kult Sports Illustrated, ndërsa për xhirimet në Republikën Dominikane kishte veshur gjithsej nëntë rroba banje të ndryshme.
Misioni i saj është të tregojë se femrat mund të duken bukur dhe të ndjehen të shkëlqyera në çdo moshë dhe se nuk ekziston një gjë e tillë si ‘të vishesh për moshën tënde’.
“Unë nuk mendoj për moshën. Mendoj se njerëzit bëhen më të mirë në vitet e tyre më të vjetra dhe i mbështes secilin prej tyre. Unë vishem njësoj që nga mosha 17 vjeçare. Nëse shikoni fotografitë e mia në Instagram, dukem shumë e njëjta gjë”, është shprehur Stewart.
Ajo u bë e famshme në vitet tetëdhjeta, kur filloi të shkruante libra gatimi dhe të shfaqej në televizion. Që atëherë, ka shkruar 99 libra, ka drejtuar shfaqje të shumta gatimi, ka lansuar revistën e saj të stilit të jetesës dhe ka lansuar linjat e veshjeve dhe produkteve shtëpiake.
Në vitin 2004, u dënua se e kishte gënjyer qeverinë për shitjen e aksioneve. Ajo ka vuajtur pesë muaj burg dhe tash e një kohë po punon për ta rikthyer imazhin e saj të mirë. /Telegrafi/