Site icon Telegrafi

“Ai kushton 150 milionë euro”, Matthaus vlerëson lartë yllin e ri Musiala

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, beson se 19-vjeçari i Bayern Munich, Jamal Musiala është një talent i jashtëzakonshëm.

Sipas tij vlera realit e lojtarit është 150 milionë euro, por nuk beson që Bayern Munich do ta shes.

“Musiala është e ardhmja e klubit dhe, gjithashtu, një figurë tepër popullore. Musiala bën diferencën dhe shënon shumë gola”.

“Nëse dikush do të donte ta blinte tani, do të duhej të paguante gati 150 milionë euro. Por ky nuk është problem sepse ai sigurisht nuk është në shitje”, ka thënë Matthaus për Sky.

Vlera e lojtarit vlerësohet nga Transfermarkt rreth 65 milionë euro dhe kontrata e tij është deri në vitin 2026.

Musiala iu bashkua radhëve të të rinjve të Bayernit në vitin 2019, duke ardhur nga Chelsea, pasi kishte luajtur më parë për Southampton.

Ai ka dy shtetësi atë gjermane dhe angleze , por vitin e kaluar vendosi të luajë për kombëtaren A të Gjermanisë.

Në tre ndeshjet e para zyrtare për Bayernin, ai shënoi katër gola dhe dha një asistim.  /Telegrafi/

Exit mobile version