Legjenda e Chelseat, John Terry, e ka cilësuar ish-sulmuesin legjendar të Arsenalit, Thierry Henry, si kundërshtarin më të ashpër që ka hasur gjatë karrierës së tij. Dy legjendat e Ligës Premier zhvilluan përballje gjatë viteve 2000 dhe konsiderohen si dy nga më të mëdhenjtë e futbollit anglez të të gjitha kohërave.
Terry u përball me Henryn 15 herë dhe iu dha telashe në shumicën e atyre ndeshjeve. Ikona franceze shënoi pesë gola dhe një asistim në ato ndeshje, duke i dhënë bluve ankthe me ritmin dhe shkathtësinë e tij.
Ish-kapiteni i Chelseat theksoi se si kishte frikë të shkonte në ndeshjet kundër legjendës së Topçinjve. Ai tha për Goal ditën kur u fut në “Hall of Fame” në Ligën Premier: “Henry ishte më i vështiri me të cilin jam përballur. Për mua duhet të jetë Henry, mendoj se për jetëgjatësinë dhe atë që ai kishte bërë, ai ishte lojtari që kisha frikë të përballesha”.
Henry konsiderohet si një nga, nëse jo, sulmuesit më të mëdhenj në historinë e Ligës Premier. Francezi regjistroi 228 gola dhe 96 asistime në 377 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar dy herë titullin. Ai gjithashtu fitoi katër Këpuca të Arta.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Topçinjve bëri përshtypje edhe në nivel ndërkombëtar, duke fituar Kupën e Botës me Francën në 1998. Ai bëri 123 paraqitje, duke shënuar 51 gola dhe duke dhënë 30 asistime.
Henry gjithashtu luajti për Barcelonën, Monacon dhe New York Red Bulls gjatë karrierës së tij. Ai doli në pension në janar 2015 dhe tani është trajner i U21 të Francës përpara Olimpiadës së kësaj vere. /Telegrafi/