Në një intervistë me Die-Hard Chicago Bulls Fans, Scottie Pippen, i cili formoi dyshen më vdekjeprurëse të NBA me Michael Jordan në vitet 1990, bëri një koment goditës për krahasimin e pafund mes ish-shokut të tij të skuadrës dhe LeBron James.
Miqësia e madhe mes Pippen dhe Jordan si duket nuk ekziston më, pasi i parë nuk është se e ka më në qejf legjendën amerikane të basketbollit.
“LeBron James do të jetë lojtari më i mirë nga pikëpamja statistikore që ka luajtur ndonjëherë basketboll”, ka thënë fillimisht Pippen.
#Bulls Scottie Pippen: “LeBron James will be the greatest statistical [player] to ever play the game of basketball. [Michael Jordan] was a horrible player.” pic.twitter.com/j3bQ8rWcte
— Die-Hard Chicago Bulls Fans (@DieHardCBfans) May 26, 2023
“Kam parë Michael Jordan të luajë përpara se të vija te Bulls. Ai ishte një lojtar i tmerrshëm, një lojtar i tmerrshëm për t’u parë”.
“Ishte e gjitha 1 kundër 1, të gjitha goditjet e këqija. Papritur, ne u bëmë një ekip dhe filluam të fitonim gjithçka dhe bota harroi se kush ishte”.
Nuk është se ish-lojtari i Bulls beson se LeBron James është një lojtar më i mirë ose më shumë se Jordani, por kur bëhet fjalë për statistikat, legjenda e Chicagos pranon njëfarë epërsie të James.
“Unë nuk e di kush është më i mirë, është një lojë ekipore”, përfundoi ish-basketbollisti amerikan.
Nuk është hera e parë që Pippen pozicionohet në favor të LeBron. Diçka tronditëse, duke marrë parasysh gjithçka që ai dhe Jordan kaluan te Bulls. /Telegrafi/