Telegrafi

Ahmeti konfirmon: Nuk ka zgjedhje këtë vit, së shpejti takim liderësh!

Zgjedhjet deri në fund të vitit nuk janë të mundura, ka thënë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ali Ahmeti në një intervistë për tv ART tha se është e pamundur që në fund të këtij viti të organizohen zgjedhje.

“Është rënë dakord që në fillim të dhjetorit të ketë pëlqimin e palëve, kur duhet të mbahen zgjedhje, nëse do të mbahen në vitin 2017 apo 2018, këtë nuk mund ta parashikojë. Këtë vit është e pamundur që të kemi zgjedhje, sepse të kemi zgjedhje në vjeshtë, deri në 1 korrik duhet të ketë një qeveri për organizimin e zgjedhjeve, por kjo është e pamundur të ndodhë”, ka thënë Ahmeti.

Nga ana tjetër të hënën ose të martën, katër liderët nënshkrues të Përzhinos do të ulen në tryezën e bisedimeve, informojnë mediat. /Telegrafi/