Rep-artisti i njohur, Agon Amiga, ka paralajmëruar se projekti i radhës do të jetë në bashkëpunim me K-Albo.
Dyshja janë parë shumë shpesh duke kaluar kohë së bashku, e tani janë bashkuar për të sjellë një këngë së bashku.
Pas paralajmërimit për lansimin e këngës, tashmë Agon Amiga ka publikuar edhe një imazh që shihet se është shkrepur gjatë xhirimeve të klipit.
Fotografia e ndarë me fansat e tij mbledh një numër të madh të personave, teksa shihen edhe dy reperët shqiptarë.
“Allo ti Bruda” ka qenë projekti i tyre i fundit së bashku, i realizuar rreth një vit më parë. /Telegrafi/