Site icon Telegrafi

Agnesa Vuthaj merr masa për coronavirusin, vë maskë para se të niset për udhëtim në Evropë

Foto: Agnesa Vuthaj/Instagram

Paniku i coronavirusit është përhapur gjithandej nga mediat ndërkombëtare dhe njerëzit nga mbarë bota kanë marrë masa sigurie për t’iu shmangur infektimit nga virusi në fjalë.

E duket se një gjë të tillë po e bëjnë edhe shqiptarët, tek të cilët coronavirusi nuk ka mbërritur por që po trajtohen disa raste të dyshuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Masa për shmangien e tij duket se kanë marrë edhe personazhet VIP, ose të paktën kanë ironizuar me diçka të tillë.

Lexo po ashtu Gjiko dëshmon gjendjen e panikut nga coronavirusi në Itali, sjell video nga aeroporti i boshatisur në Milano

Ka qenë së fundmi modelja e njohur shqiptare Agnesa Vuthaj, ajo e cila publikoi në InstaStory një video, ku shfaqej me një maskë të zezë të vendosur në fytyrë.

Foto: Agnesa Vuthaj/InstaStory

“Duke u bërë gati për Evropë”, shkroi Vuthaj në mbishkrimin e këtij imazhi, duke bërë kështu të ditur se ka në plan të udhëtojë jashtë vendit.

Ndërkohë një ditë më parë, reperi Gjiko kishte ironizuar me coronavirusin duke publikuar një video në InstaStory nga Aeroporti i Milanos, ku shfaqet boshatisjen e tij si shkas i panikut të përhapur për coronavirus.

Foto: Gjiko/InstaStory

Sipas mediave të huaja, thuhet se coronavirusi ka marrë jetën e mbi 2663 njerëzve deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version