Ajo vazhdon të mbetet njëra nga personazhet më të admiruara nga publiku.
Fjala është për ‘miss-in’ nga Istogu, Agnesa Vuthaj, e cila tashmë numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale.
Bukuroshja, e cila ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, së fundmi ka mahnitur në fotosesionin e ri.
Ajo vjen me një stil tërësisht ndryshe të flokëve e me veshje po ashtu të veçantë nga koleksioni i ri i kreatorit Festim Isufi.
Kjo ka bërë që të merr reagime të shumta në rrjetet sociale, duke e komplimentuar dhe përgëzuar për ndryshimet e njëpasnjëshme që sjell.
Sidoqoftë, Agnesa po vazhdon të ruaj sharmin dhe elegancën e saj që nga fillimi i karrierës.
Pavarësisht kësaj, Vuthaj është shumë e angazhuar në fushën e saj me projekte të ndryshme. /Telegrafi/