E ardhmja e Ronaldinho mund të jetë në Kinë ose Amerikë.
Këtë e ka konfirmuar vëllai dhe agjenti i lojtarit, Roberto de Assis Moreira, i cili e ka zbuluar këtë për UOL Brasil.
Ylli brazilian në rast se transferohet në Kinë aty do të gjejë bashkëkombësit e tij si: Alex Teixeira, Renato Augusto, Ramires, Paulinho dhe Diego Tardelli.
Ndërsa në MLS: Kaka, Julio Baptistan dhe Adriano.
Ronaldinho aktualisht është pa ekip, ndërsa klubi i fundit i tij është Fluminense. /Telegrafi/