Site icon Telegrafi

Agjenti i Manolas i hapur për bisedime me Interin

Agjenti i Kostas Manolas, ka thënë se këto janë vetëm thashetheme dhe se ai është lojtar i Romës, por në verë mund të ketë zhvillime.

Lajmet e fundit e shohin Luciano Spallettin në bankën e Nerazzurrëve pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Dhe për këtë e shohin edhe Manolasin si lojtarin e parë që mund të vijë në San Siro.

“Për tani Spalletti është trajner i Romës dhe Manolas lojtar i tyre”.

“Nëse Spalletti bëhet trajner i Interit, dhe ata duan ta blejnë Manolasin atëherë do të flasim, natyrisht nëse Roma vendos ta shes”.

“Në këtë moment nuk ka diçka më shumë”, ka thënë menaxheri Ioannis Evangelopoulos për FCInter1908.it. /Telegrafi/

Exit mobile version