Gianluigi Buffon sapo e ka vazhduar kontratën me Parman, ndërsa agjenti i tij thotë portieri mund të luajë deri në moshën 50 vjeçare.
Legjenda italiane i ka mbushur 44 vjet në muajin janar dhe pritej të pensionohej pas kthimit në Stadio Tardini në verën e kaluar.
Mirëpo, veterani ka lënë përshtypje të mëdha në Serie B duke i mbrojtur edhe disa penallti, ashtu që klubi i ka ofruar rinovim deri në qershor të vitit 2024.
The legend continues.#Buffon2024 🟡🔵 pic.twitter.com/wEasA8fboi
— Parma Calcio 1913 (@ParmaCalcio_en) February 28, 2022
“Ishte klubi që i nisi bisedimet për rinovim, sepse Gigi është 44 vjeçar, mirëpo duket sikur është një dekadë më i ri”.
“Ai ka merituar të luajë rregullisht edhe para kësaj, mirëpo është e natyrshme që shumica e klubeve fokusohen te portierët më të rinj dhe i ndërtojnë për të ardhmen”.
“Nëse është në formë të mirë, atëherë Buffon mund të luajë derisa t’i mbushë 50 vjet, por është e kuptueshme se nuk mund të bësh shumë plane ose parashikime në këtë moshë”, ka thënë agjenti Silvano Martina për Radio Sportiva.
He's not done yet! 🤩#Buffon2024 🟡🔵 pic.twitter.com/GMWoym4yCM
— Parma Calcio 1913 (@ParmaCalcio_en) February 28, 2022
Kthimi i portierit legjendar te Parma është konsideruar si një nostalgji për fillimin e karrierës, mirëpo ai kishte pasur opsione të shumta në verën e vitit 2021.
“Ka mundur të qëndrojë te Juventusi, derisa e kërkonte edhe Barcelona, mirëpo do të ishte situata e ngjashme në të dyja rastet. Ajo që vërtet donte Gigi ishte që të luajë rregullisht”, ka shtuar përfaqësuesi i Buffon. /Telegrafi/