Agjenti i Steven Bergwijn ka zbuluar se tashmë ka mbajtur bisedime me Interit, ë cilët janë në pozitë të mirë për të nënshkruar me sulmuesin e PSV-së.
Zikaltrit kanë qenë një nga klubet që kanë shfaqur interesim për 21-vjeçarin dhe agjenti Fulco van Kooperen tashmë ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e klubit me bazë në Milano.
“Ai është një djalë mjaft i socializuar dhe i sjellshëm. Fal prindërve të tij ai ka pasur një edukim të mirë dhe mund ta them pa hezitim: E njoh Stevien që kur ishte shtatë vjeçar”.
“Steven gjithmonë ka pasur talent të madh. Ai duhet të rritet hap pas hapi. Është një lojtar i ri me talent të madhe, e do ende futbollin si kur ishte fëmijë. Stërvitet shumë dhe e bën atë që trajneri pret nga ai, është lojtar i përshtatshëm për çdo trajner”.
“Nuk jam i befasuar nga forma e mirë e tij. Ende ka vend për t’u përmirësuar, klubet e mëdha e kanë ndjekur që kur ishte i vogël. Tani ai është i fokusuar me PSV-në dhe përfaqësuesen e Holandës”.
“Ai nuk po mendon për skuadrat tjera. Dëshiron të bëhet kampion i Eredivisies dhe të bëjë mirë për vendin e tij”.
“Ne nuk mund të kërkojmë një shifër të caktuar. Por, mund të themi se ne duam një çmim të drejtë për një lojtar të talentuar si ai. Interi është një klub i madh, me histori, tifozëri te madhe, në një qytet të një vendi të bukur”.
“Të gjitha klubet që duan Stevenin e që mund t’i japin bazat e duhura për hapin e radhës janë kandidat serioz. Interi natyrisht që është, tashmë kamë folur me Piero Ausilion. Unë nuk kam ndonjë prioritet se ku ai duhet të shkojë, çdo gjë varet nga Steven”, ka thënë agjenti i lojtarit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5BkJkgIpPaw