Site icon Telegrafi

Agim Ademi do të qëndrojë në spital për trajtim

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, do të vazhdojë të trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale kanë bërë të ditur nga Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Ademit i ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, por gjatë ditës ai pas një shqetësimi shëndetësor është dërguar në QKUK.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka thënë se pas konsultimit të kirurgut torakal, për shkak të gjendjes shëndetësore, Ademi do të qëndrojë në spital.

“Zyra për Informim ju konfirmon se pas konsultimit të kirurgut torakal është vendosur që për shkak të gjendjes shëndetësore dhe trajtimit të mëtejmë duhet të shtrihet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, pra po vazhdon trajtimi në këtë klinikë”, njoftoi ai për Koha.net.

Ai po dyshohet nga Prokuroria se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. /Telegrafi/

Exit mobile version