Një aeroplan me ngarkesë, Boeing 737, është rrëzuar në brigjet e Hawai pasi raportohet se ka pasur telashe në motor.
Sipas Autoritetit Federal të Aviacionit (FAA), Garda Bregdetare shpëtoi të dy personat që gjendeshin në bord, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Aeroplani ishte në rrugë nga Honolulu për në ishullin Maui, por ra në ujë menjëherë pas ngritjes, vetëm tre kilometra nga Aeroportoi i Kalaeloa.
FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do ta hetojnë rrëzimin.
Ende nuk dihet se çfarë ndodhi me aeroplanin. /Telegrafi/
A 737-200 cargo aircraft operated for Transair by Rhoades Aviation made an emergency landing in the water near Honolulu after reportedly suffering engine trouble. The FAA reports that both crew members have been rescued. ADS-B data is available at https://t.co/lsdJ4WlkHy pic.twitter.com/8D71tEQ3wy
— Flightradar24 (@flightradar24) July 2, 2021