Site icon Telegrafi

Adrian Mutu zbulon një histori të pabesueshme me Francesco Tottin (Foto)

Adrian Mutu është i fundit që ka folur rreth largimit të Francesco Tottit nga Roma, ku ka treguar edhe një histori që e lidh me idhullin romak.

Komuniteti i futbollit vazhdon të dërgojë mesazhe për Francesco Totti, ndërsa i fundit është Mutu, i cili ka zbuluar një histori të pabesueshme që detajon se sa legjendë është perandori i Romës.

Lexo po ashtu “Ju dua” – letra prekëse e Tottit drejtuar tifozëve (Foto/Video)

Pas një karriere 25-vjeçare në Romë, Totti zyrtarisht luajti ndeshjen e tij të fundit për klubin në një fitore emocionuese në Serie A kundër Genoas, që e dërgoi klubin direkt në Ligën e Kampionëve.

Pas përfundimit të karrierës së tij me klubin, sulmuesi rumun e ka falënderuar duke kujtuar një histori të transferimeve se si Totti personalisht u përpoq të nënshkruante me atë ndërsa ai ishte në Fiorentina. Kjo është e pabesueshme.

Letra e shkruar nga Mutu për Tottin:

“Një nga idhujt e mi po tërhiqet, njëri nga numrat 10 më të mirë në botë, i cili ka ndikuar në fëmijërinë time jo vetëm me klasin e tij, ose me stilin e tij, por me golat e tij të pabesueshëm”.

“Francesco, ka qenë një nder që luajta kundër teje. Shikova – admirova – aftësitë tuaja”.

“Si një lojtar, askush nuk ka asgjë negative për të thënë dhe unë jam i sigurt se është i njëjtë edhe si njeri”.

“Në fakt, unë do t’ju tregoj një histori që gjithmonë do të qëndrojë me mua”.

“A ju kujtohet vera kur ishe afër transferimit në Romë?”

“Një ditë, Francesco më thirri dhe më tha: Adri, unë do të ndaj një pagë prej një milionë për një vit dhe t’ia jap Fiorentinës që të formojmë së bashku një partneritet në sulm”.

“Më duhet të jem plotësisht i sinqertë, nuk kam mundur t’i them jo në ato momente, si mund t’i thosha kur Totti tha diçka të tillë për mua?”. /Telegrafi/

Exit mobile version