Qindra mbështetës të ish-presidentit amerikan Donald Trump janë mbledhur para ndërtesës së gjykatës, ku u arrestua ish-presidenti, kurse aty janë shfaqur edhe ata që kundërshtojnë politikat e Trumpit.
Pjesëtarët e policisë së Nju Jorkut janë futur në mes të këtyre dy grupeve, që mes vete kanë shkëmbyer ofendime e sharje, transmeton Telegrafi.
Meanwhile, Trump supporters outside the district attorney's office. pic.twitter.com/OizQhPL7NB
— NEXTA (@nexta_tv) April 4, 2023
Kundërshtarët e Trumpit para gjykatës kanë zbuluar një transparent në të cilin shkruante “gënjen tërë kohën” duke brohoritur vazhdimisht “arrestojeni”, e pala tjetër mbanin fotografinë e Trumpit dhe transparentë të shumtë me sloganin “Make America Great Again” si dhe flamurin në të cilin shkruante “Trump ose vdekje”.
Një adhuruese e flaktë e Trumpit, Juliet Germanotta, ka kërcyer mbi transparentin kundër Trumpit duke tentuar ta shqyej.
Ajo madje iu afrua kundërshtarëve të Trumpit duke bërtitur: “E kam COVID-19, vërtetë, e kam COVID-19”. /Telegrafi/
https://twitter.com/MeechMemez/status/1643242281300795393?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1643242281300795393%7Ctwgr%5E697dec296e4096e3278cf77844fb778f16c1a18b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fvideo-trumpova-obozavateljica-se-bacala-po-transparentu-vikala-na-ljude-imam-covid%2F2452490.aspx