Karim Adeyemi nuk është i interesuar që të transferohet te Barcelona në afatin kalimtar të janarit.
Lojtari i talentuar po ndiqet nga shumë skuadra evropiane dhe është i gatshëm që të largohet nga RB Salzburg.
Sipas asaj që raporton gazetari i Sport, Toni Juanmarti, Adeyemi nuk dëshiron të transferohet te Barcelona.
Lojtari thuhet se dëshiron të transferohet vetëm te Borussia Dortmundi, me këta të fundit që po ashtu kanë interesim.
19-vjeçari ka shënuar 14 gola në vetëm 17 paraqitje në ligë e Austrisë deri më tani në këtë sezon.
Adeyemi e di se me transferimin te Barcelona nuk do të kishte hapësirë të madhe, andaj e preferon Dortmundin. /Telegrafi/