Emanuel Adebayor ka folur rreth të kaluarës në skuadrat e Ligës Premier.
Sulmuesi aktual i ekipit turk të Basaksehirit ka sulmuar ashpër trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger.
Ky i fundit ishte shkaktar kryesor për largimin e lojtarit nga Gunners, ku më pas u transferua te Mancehster City.
“Kam pasur një takim me Arsene Wenger në zyrën e tij ku më tha se duhej të largohesha, pasi nuk e shihte më të ardhmen time në Arsenal”, tha sulmuesi i Basaksehir për mediat turke.
“Unë nuk kisha ndonjë zgjedhje tjetër përveç bashkimit me Man Cityn. Të nesërmen kur nënshkrova me Cityn, Wenger në një konferencë për shtyp pohoi se u largova pasi paratë ishin më të rëndësishme për mua se gjithçka tjetër. Nga ai moment fillova të urreja Arsenalin dhe Wenger është gënjeshtar, i pacipë”, tha tongolezi.
Kujtojmë se ai kaloi tre sezone e gjysmë me “Topçinjtë” përpara se të bashkohej me Manchester Cityn për 28 milionë euro.
Ndryshe, sulmuesi 33-vjeçar për Arsenalin ka pasur 104 paraqitje duke shënuar 46 gola. /Telegrafi/