Liverpool nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 me Wolverhampton Wanderers në kuadër të Kupës FA.
Përderisa nuk pati fitues pas 90 minutave, për skuadrën që do të kaloj tutje do të mësohet vetëm pas ndeshjes së kthimit.
Por një ngjarje shumë interesante ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, pasi ishte një lojë me shumë rivalitet.
Në fakt ka qenë një nga ndërhyrjet më të tmerrshme që keni parë, ku mbrojtësi i Liverpoolit, Andrew Robertson nuk e kurseu aspak Adam Traoren e mysafirëve.
Përderisa Traore ishte shtrirë në tokë, Robertson pa qëllim u mundua ta kalonte spanjollin, por fatkeqësisht e shkeli me takat sportive në fytyrë.
Por përkundër se ishte një ndërhyrje e rrezikshme, skocezi shpëtoi pa u ndëshkuar fare me karton nga gjyqtari kryesor. /Telegrafi/
Intentional?
— Barstool Football (@StoolFootball) January 7, 2023