Dardan Gashi, deklaroi se një deputet/e i/e koalicionit qeverisës është pjesë e BIA-s, serbe.
Këtë nuk e mohoi pastaj deputeti i LVV-së, Artan Abrashi i cili tha se “nuk më çudit nëse del diçka”.
Ai tha se organet e drejtësisë duhet të merren me këto çështje derisa shtoi se ekziston një rrezik i tillë dhe se nuk është sekret publik.
“Sa i përket Kuvendit të Kosovës, nuk më çuditë nëse del diçka… Shiko pak ka rëndësi se kush është, me vetë faktin që po flitet për agjentë, spiunë”, tha Abrashi në RTV Dukagjini.
“Që veprohet pa dijeninë e publikut, mos të harrojmë koalicionet janë ndërmjet partive që veprojnë këtu para se me u formu LVV. Pyetja duhet me u shtru më gjerë. Këto parti, persona kushdo që janë, është mirë me u marrë organet tona. Ekziston një rrezik i tillë, kjo nuk është sekret publik”, tha ai.