Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën ka mbajtur tubimin e radhës në Obiliq.
Simpatizantë të shumtë ishin mbledhur për të pritur kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe kandidatët për deputetë.
Në fjalën e tij, Abdixhiku tha se po “shkojmë vetëm për fitore dhe asgjë më pak se kaq”
“Jam këtu ju them se unë, ju, LDK dhe Kosova kanë me ia dalë. Prandaj Obiliq tashmë është e qartë, LDK dhe populli janë bërë një”, tha Abdixhiku. /Telegrafi/