Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku drekë pune me ambasadorin amerikan

2024/05/Lumiri.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pasur sot një drekë pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se me ambasadorin Hovenier kanë folur për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kënaqësi, si gjithherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!.”, shkruan lideri i LDK-së. /Telegrafi/