Site icon Telegrafi

AAK: Lista Serbe e as Vuçiqi nuk mund ta kushtëzojnë Kosovën

Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë, ka folur për situatën në veri të vendit.

Ai ka thënë se Lista Serbe e as Vuçiqi nuk mund ta kushtëzojnë Kosovën.

“Lista Serbe nuk është në pozicion të kushtëzoj Kosovën, e as Vuçiqi. Ne kemi shtet dhe institucione”, tha Tahiri.

Ai shtoi se si AAK kanë qenë të sinqertë me këtë qeveri.

Lexo po ashtu Tahiri i PDK-së: Kurti e ka reduktuar sovranitetin e shtetit të Kosovës në oborret e katër komunave

“I kemi thënë kryeministrit mos hy në zgjedhje se je tu hy në një eksperiment që nuk mund i del në krye dhe ndodhi ajo që u tha Ka qenë eksperiment që nuk i ka sjellë asgjë Kosovës, vetëm e ka dëmtuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar”, u shpreh Tahiri.

Shefi i deputetëve të AAK-së, shtoi se për tema që lidhen me sovranitet, duhet të ketë diskutim serioz edhe me subjektet politike dhe miqtë tanë, në veçanti me SHBA-të.

I pyetur rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Tahiri tha se janë në diskutim me dy partitë tjera opozitare.

“Mocionin e kemi nis e kemi përpiluar, do të jetë në diskutim me dy partitë opozitare për ti dhënë komentet e tyre. Do të shohim se kur do të vendoset”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version