Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Ansamblin “Shqipet e Drenicës” dhe Agim Kastrati, organizojnë Festivalin Folklorik “Drenasi 2024”.
Edicioni i parë i këtij Festivali mbahet të hënën me datë 23 dhjetor 2024 duke filluar nga ora 16:00 dhe mbahet Sallën e Kulturës.
Në Festivalin Folklorik “Drenasi 2024” marrin pjesë: Ansambli “Shqipet e Drenicës” – Drenas, Sh.K.A ‘Tingujt e Vedlindjes” Stragovë – Kaçanik, Ansambli Folklorik “Visaret e Krrabes”- Qarku i Tiranës, Avdyl Lika dhe “Grupi”, Sh.K.A “Duflla” Raçi – Shkup, Vëllezërit Kryeziu – Mleqan, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Zëri i Kamenicës” – Kamenicë, Grupi i Burrave Ansambli Mirdita. “Mjeshtër i Madh”./Telegrafi/