Barcelona dhe Alaves janë zhvilluar ndeshjen e cila po luhet në kuadër të javës së 13-të në kuadër të La Ligas.
Ende pa kaluar as një minutë që nga fillimi i takimit, mysafirët arritën të shënojnë në portën e Ter Stegen pas një topi të humbur në mesfushë nga blaugranasit.
Ishte Samuel Omordion ai i cili shënoi pas asistimit fantastik të Javi Lopez për t’i dhënë avantazhin e hershëm prej 1-0 Alavesit.
https://twitter.com/centregoals/status/1723722711212732583
Kartoni i Omordion i përket Atletico Madridit dhe ai është duke u paraqitur për Alavesin në formë huazimi.
Ky ishte goli i tij i katërt në këtë edicion të garave në elitën e futbollit spanjoll./Telegrafi/