LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Do ta padisim Serbinë për gjenocid në Kosovë

Thaçi: Do ta padisim Serbinë për gjenocid në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, paralajmëroi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se, Kosova ka punuar për të dokumentuar krimet dhe viktimat e luftës dhe se shumë shpejt do ta padisë Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

“Luftën në Kosovë e ka shkaktuar Serbia dhe e ka udhëhequr qeveria e Serbisë. Shteti serb është përgjegjës i drejtpërdrejtë i krimeve në Kosovë. Pajtimi dhe stabiliteti nuk ruhen duke harruar të kaluarën. Këtë ua kemi borxh gjeneratave të reja, të mos e harrojmë të kaluarën, e as arsyen e agresionit. Gjithashtu nuk duhet harruar, që nacionalizmi i tipit të Sllobodan Millosheviçit do të kthehet. Prej kaq vitesh kemi dokumentuar krimet dhe viktimat në Kosovë dhe shumë shpejt do të kërkojmë drejtësi në gjykatat ndërkombetare, për tentativat e gjenocidit në Kosovë”, tha Hashim Thaçi.

Në fjalimin e tij para Këshillit të Sigurimit, Thaçi hodhi poshtë idetë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe sqaroi pozicionin e shtetit të tij, në lidhje me ngjarjet e Kumanovës.


“Më lejoni që, përpara jush sot, të jem përsëri i qartë, ashtu siç kam qenë edhe në javët e kaluara. Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon dhunën e përdorur në Maqedoni dhe është këmbëngulëse, që të vetmet zgjidhje për çfarëdo problemi në Ballkan të kërkohen nëpërmjet dialogut dhe pjesëmarrjes nëpër institucione. Ne nuk përkrahim, as nuk do të përkrahim kurrë, asnjë tendencë për të destabilizuar rajonin, nga kushdo qoftë. Maqedonia është partnere dhe aleate e Kosovës në integrimet në Bashkimin Europian dhe në NATO. Ne përkrahim ‘Marrëveshjen e Ohrit’, si të vetmen kornizë në Maqedoni”, tha Thaçi.

“Më shumë flitet për ‘Shqipërinë e Madhe’ në Beograd, se sa në Prishtinë. Ne kemi fituar luftën ndaj regjimit të Millosheviçit. Po ashtu fituam edhe pavarësinë, sipas planit të negociatorit të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisaarit. Ne do të arrijmë të fitojmë edhe betejën për integrimin e rajonit në NATO dhe BE. Ata që janë kundër NATO-s dhe Bashkimit Europian, kanë dëshirë të krijojnë mjegull dhe të rrezikojnë progresin në Ballkan. Por ne nuk do të lejojmë, që këta veprimtarë kundër NATO-s dhe Bashkimit Europian, kudo që gjenden ata, të prishin suksesin e arritur në Ballkan, pas pavarësimit të Republikës së Kosovës”, ka vijuar më tej Thaçi.

Thaçi foli gjithashtu për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të gjykojë krimet e supozuara të ish-ushtarëve të UÇK-së. Ai tha se nuk do të lejohet, që dhomat e posaçme të përdoren për të ripërcaktuar historinë, sepse luftërat në Ballkan janë shkaktuar nga qeveria e Serbisë.

“Kanë pasur edhe lëvizjet e tjera guerrile, por është me rëndësi t’u them këtu, se Republika e Kosovës dhe unë personalisht, kurrë nuk do të lejojmë që Dhomat e Posaçme të krijuara për dyshimet e raportit të Dick Martit, të përdoren për të ripërcaktuar historinë tonë. Kot tentojnë disa, ta përdorin këtë instrument për të ndryshuar historinë, se luftërat në Ballkan janë shkaktuar nga qeveria e kaluar e Serbisë. Askush nuk do të harrojë as verdiktin e Tribunalit të Hagës kundër lidershipit të Serbisë, që ka konstatuar pa asnjë fije mëdyshjeje, se qeveria serbe ishte fajtorja kryesore në luftën e Kosovës, për spastrime etnike dhe me qëllim krijimin e Serbisë së Madhe”, tha Thaçi.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se procesi i pajtimit mes palëve nuk mund të kompletohet pa dënimin e të gjithë anëtarëve të UÇK-së, të cilët dyshohen për krime lufte.

“Serbia është e vendosur në procesin e pajtimit. Sa i përket së kaluarës, të gjendet fati i të pagjeturve. Procesi i pajtimit të ndërsjellë nuk mund të kompletohet, pa dënimin e të gjithë anëtarëve të ish UÇK-së, të cilët kanë kryer krime dhe ne shpresojmë që ata do të dënohen. Ne u japim rëndësi të veçantë rasteve të veçanta, që janë gjetur nga hetimet e ‘task forcës’ së BE-së në trafikimin e organeve. Shpresojmë që Gjykata Speciale të fillojë punën sa më shpejt”, tha Ivica Daçiç, kryediplomati serb.

Sa u përket shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, si SHBA-të dhe Britania e Madhe, theksuan rëndësinë e krijimit të Gjykatës Speciale, duke theksuar këtu edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut për çështjet e mbetura.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori