LAJMI I FUNDIT:

Kush i ka shpikur supermarketet?

Kush i ka shpikur supermarketet?

Kalimi nga mënyra tradicionale e tregtimit të një kategorie të caktuar mallrash, ne një tregti moderne me një game me të madhe artikujsh, i detyrohet francezit Aristide Boucicaut, qe për herë të parë hapi, më 1852 ne Paris, Au Bon Marché.

Ai ishte i pari qe ideoi hapësira të mëdha me një tipologji të shtuar të artikujve për shitje, duke shënuar kështu një revolucionarizim të konceptit të dyqaneve të specializuara. Në Au Bon Marché, çmimet ishin fikse, të ekspozuara në etiketa, e kishte gjithashtu edhe oferta, vende për t’u ulur dhe pushuar, dorëzime malli me porosi dhe korrespondencë.


Ne atë kohe, frekuentimi u be një trent dhe aktivitet social i rëndësishëm, çka frymëzoi edhe mjeshtër të mëdhenj të penës për të shkruar disa prej veprave të njohura letrare të kohës.

Ne vitin 1865, Boucicaut pati idenë brilante qe mund të quhet edhe si pararendëse e marketingut të sotëm. Kështu, të enjteve, ditë në të cilat fëmijët nuk shkonin në shkolle dhe nënat qëndronin me ta, ai dilte dhe klientëve të shoqëruar me fëmijë u jepte figurina me imazhe të ndryshme, nën të cilat shkruante emrin e dyqanit, si dhe një njoftim për dalje të një produkti të ri ose ndonjë oferte të re që do të aplikohej të enjten e ardhshme. Kështu, ai shihte se çdo të enjte numri i klientëve vinte gjithnjë në rritje.