LAJMI I FUNDIT:

Byrek me purri e qumësht

Byrek me purri e qumësht

Për 4-5 persona duhen:
* 3 gota uji miell (500 gr)
* 300 ml ujë (6 filxhanë kafeje)
* kripë

Për mbushje:
* 1 kg purri (presh)
* 1 ve
* 1/2 filxhani çaji qumësht
* kripë, piper i kuq, gjysmë filxhani çaji vaj.


Ky lloj byreku përgatitet njëlloj si me spinaq, por për mbushje merren purri. Purrinjtë qërohen, lahen, grihen dhe skuqen me yndyrë të mbuluar me kapak. Që të zbuten, pak u shtohet qumësht, lihen të ziejnë 10 minuta të tjerë, avullon lëngu i tepërt, hiqen nga zjarri, përzihen me vezë, piper i kuq e kripë.

Për byrek preferohet mielli i fortë (miell që përmban gluten më tepër dhe ka elasticitet). Mbi tryezë ose në tepsi përhapet mielli, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për l kg miell merret 550-600 gr ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e mielli.

Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë, i cili punohet 10 minuta, ndahet në kuleç, mbulohet me pecetë të lagur dhe lihet 20-30 minuta që të zbuten proteinat dhe të fitojë elasticitet; në këtë mënyrë petët do të hapen më mirë.

Prej çdo kulaçi bëhen petë të vogla, secila prej tyre përmiellet me niseshte dhe qiten 3-4 copë njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Këto shikohen herë pas here që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe u hidhet nga pak niseshte.

Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke e spërkatur secilën me yndyrë, mbi to qitet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë, mbi to qitet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.