LAJMI I FUNDIT:

Arra e verdhë pastron gjakun, zbut reumatizmin

Arra e verdhë pastron gjakun, zbut reumatizmin

Arra (Juglans regia) përdoret në shumë mënyra, më shpesh si shtesë për torta dhe ëmbëlsira, sallata, makarona, por edhe për të përgatitur likere, raki të arrës dhe balsamë të ndryshëm. Megjithatë, pak dihet për vetitë shëruese të gjetheve të reja, lëvores së re dhe frutave të papjekura, të cilat ndihmojnë tek shumë sëmundje, ndërsa ato janë më efektive në qoftë se mblidhen në fillim të sezonit.

Nuk dihet saktësisht se nga vjen, sepse ka qenë e përhapur në të gjithë Mesdheun, Lindjen e Largët, si dhe në Azinë e Vogël, ndërsa në Romën e lashtë ishte si një pemë e shenjtë e Jupiterit. Fryti është përdorur për qëllime mjekësore, ashtu si edhe sot. Nga Evropa Jugore është përhapur në veri, dhe për këtë ka kontribuar më së shumti Karli i Madh kur dha urdhër që bimët shëruese të kultivohen në mënyrë të obligueshme, ndërsa arra mori një vend të veçantë për shkak të aplikueshmërisë së gjerë. Përveç në mjekësi, ajo përdoret në zdrukthëtari të hollë, për ngjyrosje të pambukut, leshit, në zejen artistike, për gdhendje të mobilieve.

Në popull njihet si pastruese e gjakut dhe është e mirë edhe për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive, pezmatimit të zorrëve, forcimit të muskujve dhe të shikimit. Në banja dhe si shtresë përdoret kundër plagëve të infektuara dhe ekzemës, sëmundjeve të lëkurës, inflamacionit të syve. Si vaj është e mirë për flokët, ndërsa ato i mbron nga djegiet e shkaktuara nga rrezitja. Bërthama përmban 65 për qind vaj, proteina, karbohidrate, fosfor, kalium, magnez, vitamina B dhe C, hekur. Prandaj është një detoksifikuese, sekretolitike, laksative dhe antidiabetike e shkëlqyeshme.


Veçanërisht është efektiv çaji nga gjethet e reja, të cilit kur i shtohet mjalti, e forcon dhe pastron organizmin si dhe e përmirëson shëndetin. Ai përdoret për problemet me tretje, dhimbje të eshtrave, gjakrrjedhje të dhëmbëve dhe sëmundje të mishrave të dhëmbëve, skuqjet purulente, djersitje të tepruar të këmbëve dhe larje të rrobave të bardha.

Gjethet përmbajnë vaj të fortë esencial me ngjyrë të verdhë, taninë, substanca djegëse dhe me shije të hidhur. Kryesisht mblidhen në qershor dhe korrik gjatë motit të mirë, por është shumë më mirë të përdoren derisa janë të freskëta dhe të gjelbra, për shkak se përmbajnë përbërës të pashpërbërë shërues. Përmes tharjes gjethet ndryshojnë dhe prishen, prandaj edhe e marrin një ngjyrë të errët.

Arrat e reja dhe të gjelbra janë të pasura me vitaminë C, prandaj vendosen në mjaltë dhe u jepen të sëmurëve, fëmijëve të dobët dhe anemikëve. Frutat e pjekur kanë shumë vaj dhe hahen të papërpunuara ose të ziera. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, që është arsyeja se pse me sukses ulin kolesterolin në gjak. Tek ënjtjet merret pluhuri i bluar imët i bërthamës me pak verë.

Djersitja e këmbëve
Në dy litra ujë vendosni nga pesë lugë të vogla të gjethes së bluar të arrës dhe lëvozhgës së lisit të ri. Vendosni në ujë të valë dhe zieni rreth dhjetë minuta. Kur përmbajtja të jetë e vakët, pastroni këmbët në të. Pas pastrimit, mos i fshini, por thani ato në ajër.

Për forcim të flokëve
Në makinën për bluarje të arrave bluani dhjetë lugë të bërthamës së arrës, dhe pastaj vendosni në një litër të alkoolit 96%, transmeton Koha.net. Shishen mbylleni mirë dhe mbajeni dy javë në një vend të ngrohtë. Me këtë përzierje masazhoni kokën çdo natë dhe më pas thani flokët.

Kundër dhimbjeve
Përzieni një litër vaj ulliri të parafinuar me 10 lugë të mëdha të gjethes së imtësuar të arrës. Përzierjen lëreni të qëndrojë një muaj në një vend të ngrohtë, me përzierje të përditshme disa herë në ditë, dhe më pas me të masazhoni zonën e dhimbjes.

Me mjaltë
Në kombinim me mjaltin, arrat janë një ilaç i mrekullueshëm natyral, sepse ia sigurojnë organizmit të gjitha vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrat dhe karbohidratet e nevojshme. Ajo është veçanërisht e efektshme tek lodhjet dhe anemia. Ajo përgatitet duke e përzier 500 gramë mjaltë të livadheve me 500 gramë arra të bluara dhe një limon. Ilaçi i përgatitur në këtë mënyrë merret çdo 3-4 orë nga një lugë e madhe, deri në shërim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori