LAJMI I FUNDIT:

37 për qind e qytetarëve të Maqedonisë për ngjarjet politike informohen nga portalet

37 për qind e qytetarëve të Maqedonisë për ngjarjet politike informohen nga portalet

Hulumtimi  fundit i IRI ka treguar se qytetarët e Maqedonisë për ngjarjet politike në vend gjithnjë e më tepër informohen përmes portaleve të internetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nëse në muajin dhjetor të vitit 2014 kjo përqindje ka qenë 19 për qind, në maj të këtij viti është 37 për qind.


Kjo anketë e Qendrës për hulumtime anketuese të Institutit ndërkombëtar republikan (IRI) është realizuar nga 19 deri më 25 prill të vitit 2016.

Në pyetjen se cili është burimi i juaj kryesor për informacionet politike, 37 % e të anketuarve janë përgjigjur se informohen nga portalet. Në janarin të vitit 2016 ajo përqindje ka qenë 35%, në vitin 2015 – 23 %, në dhjetor të vitit 2014, 19 % e qytetarëve janë informuar nga portalet.

Televizionet edhe më tej e mbajnë vendin e parë si burim i informacionit, por për dallim prej dhjetorit të vitit 2014 kur 90 % nga qytetarët janë informuar nga televizionet, në muajin prill të vitit 2016 ajo përqindje është më e vogël për 2 %.

Në këtë periudhë ( dhjetor 2014- prill 2016 ) gazetat janë burim informacioni për 12-13 % të qytetarëve. Edhe te radio nuk ka ndryshime të mëdha, vetëm 5 deri ne 7 % e qytetarëve informohen nga radiot.

Anketa është zbatuar përmes intervistës fytyrë me fytyrë, me përzgjedhje të rastësishme të 1.104 të anketuarve të moshës nga 18 vjeç e më lartë. Margjina e gabimit nuk e tejkalon +/- 3 për qind në kufi të 95 për qind të besueshmërisë./Telegrafi/