Barcelona është lidhur me një transferim të Jonathan Tah që nga vera e kaluar, kur ata dërguan një ofertë në minutat e fundit për reprezentuesin gjerman.
Tashmë është bërë e ditur se gjasat janë rritur shumë që blaugranasit të jenë destinacioni i tij i ardhshëm këtë verë.
28-vjeçari do të mbetet pa kontratë në verë dhe për të interesim të fortë verën që lamë pas kishte shprehur gjithashtu edhe Bayern Munich.
Ata besohet se ishin të interesuar për Tah për disa muaj me radhë, me agjentin e tij Pini Zahavi që deklaroi se Bayerni mbetet një mundësi për këtë verë.
Sidoqoftë së fundmi, drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund shpjegoi se Tah nuk është në mendjen e tyre për momentin.
Kjo përputhet me raportimet se Tah tashmë ka vendosur që të nënshkruajë për Barcelonën.
Raportohet se të dy palët nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare ende, por janë në bisedime.
Tani eksperti i transferimeve Christian Falk ka shpjeguar se nuk ka asnjë mundësi që Tah të mbetet pjesë e Leverkusenit, pasi i ka njoftuar ata se do të largohet në fund të sezonit.
As Bayerni nuk do të tentojë t’i bëjë atij një ofertë pasi sipas Falk kalimi i Tah tek Barcelona është vetëm ‘çështje kohe’./Telegrafi/