Site icon Telegrafi

Një zyrtar policor nga veriu i Mitrovicës në mesin e 16 të arrestuarve për trafikim të armëve

16 persona u shoqëruan në polici gjatë aksionit të sotëm që u zhvillua në 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.

Nga 16 të arrestuarit,  13 prej tyre me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Lexo po ashtu Detaje nga aksioni i policisë në Mitrovicë, shoqërohen 16 persona - 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

Në mesin e të arrestuarve që u është caktuar masa e ndalimit është edhe një zyrtar policor. Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

IPK ka bërë të ditur se ndaj të njëjtit është rekomanduar suspendimi.

“Në mesin e të arrestuarve që u është caktuar masa e ndalimit është edhe një zyrtar policor (i cili ka qenë me detyrë në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut) i cili dyshohet për veprën penale e paraparë me nenin Neni 364 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. Si pjesë e procedurave të natyrës administrative, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin për zyrtarin policor të dyshuar dhe të arrestuar në këtë rast”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Lexo po ashtu 9 armë zjarri, 200 fishekë e municione të ndryshme – policia tregon se çfarë sekuestroi gjatë aksionit në rajonin e Mitrovicës

Gjatë këtij aksioni policia sekuestroi  9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version