Site icon Telegrafi

Zyrtari i DASH kundër korrupsionit vjen në Tiranë: Mbështesim reformën në drejtësi

Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global ka mbërritur këtë të enjte në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane e cila me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se Nephew do të riafirmojë mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtësi dhe përpjekjet e bëra për luftën ndaj korrupsionit dhe për mirëqeverisjen.

“Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, shkruhet në postimin e ambasadës. /Telegrafi/

Exit mobile version