Yaya Toure më në fund i është rikthyer futbollit, pas një pushimi që bëri për disa muaj.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ishte pjesë i Olympiacosit, pas largimit nga Manchester City, ndërsa tani është bërë më skuadër të re.
Legjenda e ‘Citizens’ e ka kompletuar transferimin te skuadra nga liga e dytë e Kinës, Qingdao Huanghai.
Klubi kinez ka njoftuar zyrtarisht se kanë arritur marrëveshje me Yaya Touren në një marrëveshje dyvjeçare.
36-vjeçari nuk kishte qëndruar edhe për shumë gjatë te skuadra greke, pasi nuk ishin pajtuar rreth disa kushteve, ndërsa sot (3 korrik) e ka kompletuar kalimin te Qingdao Huanghai. /Telegrafi/
https://twitter.com/asaikana/status/1146341850346745856