Arsenali ka arritur një marrëveshje reciproke me Willian për të përfunduar kontratën.
Reprezentuesi brazilian u bashkua me Arsenalin nga Chelsea gushtin e kaluar dhe bëri 37 paraqitje gjatë edicionit 2020/21.
Lojtari kishte edhe dy vite për të përfunduar kontratën me Arsenalin.
Best of luck at @Corinthians, @willianborges88 👊
— Arsenal (@Arsenal) August 30, 2021
Pas diskutimeve pozitive dhe konstruktive të palëve, ai do të largohet për te Corinthians në Brazil.
Willian kthehet aty ku e ka nisur karrierën ndërsa në Evropë luajti edhe për Shakhtar Dontesk dhe Anzhi. /Telegrafi/