Tani më është zyrtare dhe vëllezërit Ajeti do të luajnë përsëri në një skuadër.
Fjala është për binjakët, Adonis dhe Albian Ajeti që nga sezoni i ri do të jenë në St Gallen.
Klubi i njohur zviceran ka blerë përfundimsiht mbrojtësin Adonis Ajeti nga skuadra Wil.
20-vjeçari ka marrë pëlqimin e të gjithve në klub të cilët kanë investuar në të për ta transferuar.
Marrëveshja është arritur dhe Adonisi është prezantuar te St Gallen ku do t’i bashkohet nga qershori.
Kësisoj pasi kanë luajtur së bashku në Basel, dy vëllezërit Ajeti janë bashkuar edhe te St Gallen. /Telegrafi/