Klubi i rikthyer në elitë Vëllaznimi, vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar, ndërsa sot e ka zyrtarizuar Semir Zeneli.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Vëllaznimit. Ajo ka njoftuar që Zeneli do të luajë për skuadrën nga Gjakova në edicionin 2017/18.
“Semir Zeneli në FC Vëllaznim: Sot kryetari Gashi ka bërë marrëveshje me Semir Zenelin që sezonin 2017/2018 ti mbrojë ngjyrat kuqezi. Semir Zeneli është sulmues, së fundmi ishte lojtarë i FC Drita nga Gjilani. Suksese Semir Zeneli”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Me Zenelin ka gjasa që te Vëllaznimi të bashkohet edhe mbrojtësi Arbër Prekazi.