David Neres ka bërë një zgjedhje befasuese, duke pranuar transferimin në Superligën e Ukrainës te Shakhtar Donetsk.
Sulmuesi brazilian është larguar nga Ajaxi për t’iu bashkuar Shakhtar Donetskit në një kontratë të nënshkruar për katër vite e gjysmë.
24-vjeçari ishte bashkuar me Ajaxin në vitin 2016 nga Sao Paulo, derisa ka luajtur në 180 ndeshje ku ka shënuar 47 gola e ka dhuruar 41 asistime.
Shakhtar ka paguar 12 milionë euro te Ajaxi për futbollistin si dhe katër milionë euro të tjera do t’i paguajë në formë bonusesh në fund të sezonit.
“Ajax dhe Shakhtar Donetsk kanë arritur marrëveshje për transferimin e David Neres. Transferimi te klubi ukrainas i nënshtrohet plotësimit të një sërë kushtesh, përfshirë edhe ekzaminimin mjekësorë”.
“Sulmuesi anësor ishte ende nën kontratë me Ajaxin deri më 30 qershor të vitit 2023. Ajax do të marrë 12 milionë euro nga ky transferim, por që kjo shumë mund të rritet në 16 milionë euro për shkak të bonuseve”, thuhet në njoftimin e klubit holandez.
The samba… The turns…
Moments we will never forget 😍#SkillerOfAMS pic.twitter.com/3otOV36frL— AFC Ajax (@AFCAjax) January 14, 2022
Shakhtar njihet si skuadër e brazilianëve në Evropë, pasi aty gjithmonë kanë kaluar futbollistët brazilianë.
Me transferimin e Neres, numri i futbollistëve brazilianë tek kjo skuadër shkon në 12 sosh. /Telegrafi/
🙌 https://t.co/4Z2GorkTaF pic.twitter.com/d54df5At32
— AFC Ajax (@AFCAjax) January 14, 2022