Xhengis Rexhepi kishte dhënë dorëheqje pas humbjes me Ballkanin 3-0 në fundjavë.
Sot Dukagjini ka zgjedhur trajnerin e ri, ku Severin Elezaj, do ta drejtojë klubin.
“Sot pas një takimi me kryesinë e klubit është arritur një marrëveshje që Elezaj të drejtoj përsëri klubin tonë”.
“Për disa vite pjesë e klubit tonë dhe gjatë kësaj kohë nuk munguan as sukseset, ai me klubin e Dukagjinit ishte dy herë radhazi ne barazh për Superligë”.
“Pas dorëheqjes afër një vit me parë rikthehet si kryetrajner në klubin e qytetit ku edhe si futbollist ishte aktive për shumë kohë. Ne i urojmë mirë se ardhje dhe shumë sukses”, thuhet në faqen e klubit.
Dukagjini e mbyll renditjen tabelore si i fundit me shtatë pikë. /Telegrafi/