Site icon Telegrafi

Zyrtare: Sergio Ramos largohet nga PSG

Paris Saint-Germain ka bërë të ditur se Sergio Ramos është larguar nga klubi.

Përmes njoftimit në rrjetet e tyre sociale, klubi parisien bëri të ditur se mbrojtësi spanjoll do të jetë lojtar i lirë në këtë verë.

“Paris Saint-Germain përshëndet ngrohtësisht Sergio Ramos, i cili po përgatitet të largohet nga kryeqyteti pas dy sezonesh duke mbrojtur ngjyrat e klubit”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Me Rouge&Bleu, spanjolli shtoi rekordin e tij të jashtëzakonshëm me dy tituj të Ligue 1”.

“Paris Saint-Germain është i kënaqur që Sergio Ramos ka mbrojtur ngjyrat e klubit me një vendosmëri të tillë dhe i uron sinqerisht atij më të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e tyre.

Në anën tjetër, Ramos ka përshëndetur klubin për mundësin e dhënë, duke iu uruar suksese.

“Veshja e fanellës kuqeblu për dy vitet e fundit ka qenë një përvojë e mrekullueshme ”, deklaroi spanjolli. “Kam pasur një aventurë të paharrueshme në Paris dhe dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë tuaj”. /Telegrafi/

Exit mobile version