Site icon Telegrafi

Zyrtare: Selmani largohet nga Flamurtari

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Flamurtari nga Prishtina ka mbetur pa trajner.

Trajneri i deritashëm i kryeqytetasve, Agron Selmani ka dhënë dorëheqje nga puna e tij.

Flamurtari pësoi humbje të thellë 4-1 nga Drenica dhe kjo bëri që Selmani të jap dorëheqje.

“Kaluam një kohë bashkë, klubi është në krizë të rezultateve, publiku kërkon me të drejtë rezultate nga ne, po ashtu klubi ka nevojë për ndryshime apo një energji të re”.

“Lojtarët kanë nevojë dhe ju duhet një trajner më ndryshe i cili do të sjell ndryshimin pozitiv”.

“Në këtë kontest me presidentin e klubit Imer Ademi nisur nga parimi moral dhe profesional u dakorduam të ndërpremë bashkëpunimin me vullnet të dyanshëm. Me këtë rast falënderojë të gjithë për bashkëpunimin e ofruar”, shkroi Selmani.

Pas gjashtë javëve në elitën e futbollit kosovar, Flamurtari është ende pa fituar ku ka marrë vetëm dy pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version