Llapi ka rikthyer në radhët e veta mbrojtësin e krahut të djathtë i cili luan edhe si mbrojtës i majtë, Rron Statovci, i cili së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës.
Llapi ka arritur marrëveshje që Rroni të jetë pjesë e klubit me kontratë për dy vite e gjysmë.
Rron Statovci, 21 vjeç, i gjatë 1.76m dhe i lindur më 18.01.1997 në Prishtinë është rikthyer për herë të dytë tek Llapi.
Pozitat që ai luan janë mbrojtës i djathtë, por edhe i majtë.
Më parë Rroni ishte pjesë e 2 Korrikut, Vllaznisë, Flamurtarit e së fundmi Partizanit të Tiranës.
Pas prezantimit si futbollist i Llapit, Rroni u paraqit për herë të parë në stërvitje me grupin tjetër të futbollistëve të skuadrës.